Lajmet e fundit

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli sonte me fillim nga ora 18:00 do të luajë në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve të EUROPA LEAGUE.
Nikli përballë do ta ketë ekipin nga Sllovakia, Slovan Bratislava.
Kështu "Tigrat e zi" do të vazhdojnë endrrën evropiane.
Kampioni i Kosovës do të udhëtoj për një rezultat pozitiv në kryeqytetin e Sllovakisë.
Feronikeli u eliminua nga rrethi i parë i fazës kualifikuese të Champions League.
Ekipi i udhëhequr nga Zekirja Ramadani, edhe pse kishte rezultat pozitiv nga takimi i parë në Uells, kundër The New Saints ku arritën të marrin një barazim 2 me 2.
Në "Fadil Vokrri" kosovarët humbën me rezultat 1 me 0.
Para takimit mes sllovakët lojtarët serbë që luajnë për Slovan Bratislava, janë deklaruar se nuk do të paraqiten në këtë ndeshje.