Lajmet e fundit

Fernando ka thënë se Manchester City duhet të injorojë taktikat e Diego Costa kur dy skuadrat të përballen në FA Cup të dielën.
Spanjolli ka pasur disa shkëndija në përballjet me City dhe ndeshja në Londër nuk pritet të jetë e ndryshme.
Fernando i ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të jenë të qetë.
“Duhet ta dimë çfarë personi është ai dhe çka mund të bëjë”.
“Dimë çka të presim nga ai. Gjithmonë provokon”.
“Ai duhet injoruar, pasi ndryshe mund të na shkaktojë probleme”.