Mesfushori i ri i Barcelonës, Fermin Lopez, ka qenë në qendër të thashethemeve këtë verë, pasi u fol shumë për një interesim serioz të Chelseat dhe një konflikt të mundshëm me Gavin.
Por ai vetë i ka mohuar këto zëra në një intervistë për Mundo Deportivo.
“Gavi është shoku im që nga mosha 12-vjeçare, në La Masia jemi bërë si vëllezër. Marrëdhënia jonë është e mirë, gjithçka tjetër janë vetëm spekulime”.
Sa i përket interesimit të Chelseat, Fermin ka qenë i qartë.
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona. Kam ardhur këtu i vogël dhe synimi im ka qenë gjithmonë të arrij te skuadra e parë. Interesimi i klubeve të tjera është kompliment, por unë dua të qëndroj dhe të fitoj këtu”.
Ai falënderoi edhe tifozët katalanas për mbështetjen.
“Që kur jam ngjitur në ekipin e parë, e kam ndjerë dashurinë e tyre. Është fat i madh të jesh lojtar i rëndësishëm për Barçën”.
Mes spekulimeve dhe ofertave, Fermin e ka bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet vetëm Barcelona. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.