Lajmet e fundit

Cilësi të mirë po thuhet se ka gruri i sivjetmë i cili filloi të korret gjithandej vendit.
Atë shumica e fermerëve po e dërgojnë në fabrikën e miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit, njofton Klan Kosova.
Prej se kanë nisur korrje-shirjet kjo kompani po pranon mesatarisht 1500 tonë grurë në ditë.
Bujqit që në këtë pikë grurin e sjellin nga shumë vende të Kosovës janë të kënaqur me rendimentin e sivjetëm.
Kronikë nga Mejreme Gashi.