Lajmet e fundit

Në qytetin e Ferizajt është punuar një mural në nderim të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.
Atë e përgatitën pesë vajza të organizatës "MuralFest", ndërsa në mural është paraqitur 30-vjeçarja me veshje kombëtare shqiptare me të cilat ishte shfaqur në projektin e saj të fundit.
Sipas organizatorëve, portreti prej 150 metrash katrorë ishte paraparë të përfundojë për festën e gruas më 8 mars, por u shty shkaku i kushteve atmosferike.
Punimi u bë në mënyrë vullnetare ndërsa u mirëprit nga qytetarët ferizajas, teksa edhe vetë solistja reagoi duke e shpërndarë atë në profilin e saj në Instagram.