Lajmet e fundit

Me 52 vota pro, u votua për futjen në fuqi të vendimit të ministrisë së arsimit për themelimin e Universitetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj.
Ministri i arsimit, Arsim Bajrami theksoi se universiteti në Ferizaj është i pari i këtij lloji në rajon.
“Një koncept i tillë i universitetit është ende i panjohur në Kosovë. Ky universitet me drejtimet që do t’i ofroj do të kontribuoj në kuadro të afta për tregun e punës” tha ministri Bajrami.
Ai theksoi se ky universitet do të jetë autonom nga Universiteti i Prishtinës.