Lajmet e fundit

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë disa hapa që e dërgojnë atë drejt politikës.
Por teksa ka konfirmuar dhe kandidaturën për kryetar të Ferzajt, Labi ka pranuar se do realizojë dhe disa projektet të tjera që ka planifikuar, njofton Klan Kosova.
Në një intervistë për Prive, Labi ka konfirmuar se në radhë të parë do të jetë një duet të cilin do ta realizojë në bashkëpunim me reperin e njohur 2Ton.
Pas kësaj kënge ai ka bërë të ditur po ashtu se do të sjellë për adhuruesit e tij dhe një album me super këngë të tij të incizuara live, njofton Klan Kosova.
Se si do të pritet kandidatura e këngëtarit të njohur për Kryetar të Ferizajt, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.