Lajmet e fundit
Komuna e Ferizajt është shpërblyer nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Gizi gjerman për praktikat më të mira të ndriçimit publik.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur tejet i kënaqur me këtë çmim dhe ka theksuar se kjo është bërë në kuadër të shumë investimeve që po bëhen në qytetin e Ferizajt.
“Ne në komunë e Ferizajt, natyrisht kemi bërë investime të shumta për ndriçim publik, por asgjë nuk do të ishte arritur pa ndihmën së pari të USAID-it amerikan dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ka qenë pjesë rrjedhëse e investimeve të ndriçimit publik", ka thënë Svarqa.
Vlera e investuar në ndriçim publik në territorin e komunës së Ferizajt arrin mbi 450.00 mije euro më të cilat janë mbuluar 36 për qind e rrugëve e hapësirave të banueshme të komunës ose rreth 160 kilometra gjatësi.
Kjo praktikë e mirë ka ndikuar që të shtohen investimet nga ana e komunës për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik, rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e këtij rrjeti si dhe donacionet e partnerëve të ndryshme.