Lajmet e fundit

Gjatë vitit të kaluar në komunën e Ferizajt, janë realizuar 28 projekte infrastrukturore.
Në drejtorinë e Infrastrukturës në këtë qytet bëjnë të ditur se këto projekte të realizuara, kanë qenë me rëndësi jetike për qytetarët ferizajas.
“Janë realizuar 28 projekte , ndërkaq në pese projekte të tjera ende po punohet, dhe janë rreth 6 projekte që janë në procedurë të tenderimit për vitin 2016. Faktikisht gjatë kësaj periudhe të këtij vitit janë përfunduar shumë projekte të rëndësishme, siç ka qenë udhëkryqi në rrugën “Vllezërit Gërvalla”, përfundimi i rrugës “Rexhep Bislimi” dhe përfundimi i rregullimit të sheshit të qytetit."
"Përveç këtyre janë rregulluar edhe disa rrugë siç është rruga Zaskok-Doganaj, rruga në Talinovc të Muhaxherëve që lidhet prej shkollës deri tek magjistralja, Prishtinë-Shkup”, ka thënë drejtori Gafurr Ilazi, përderisa ka shtuar se për vitin 2015 kjo drejtori ka pasur në dispozicion një buxhet prej 6 milion e 150 mijë euro, ndërkaq janë shpenzuar 5 milion e 500 mijë euro" ka thënë drejtori Gafurr Ilazi.
Ndërkaq, është bërë e ditur se për këtë vit janë paraparë rreth 4 milion e 6 70 mijë euro për investime kapitale, transmeton Klan Kosova.