17.08.2018 · përditësuar para 2907 dite1 min lexim
Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, kanë protestuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, njofton Klan Kosova.
Kjo protestë është vazhdimësi e organizimit të protestave në Gjakovë dhe Prishtinë, si kundërpërgjigje ndaj neglizhencës dhe mosllagaridhënies së institucioneve për këto raste.
Në protestë është thënë që këto institucione të ndëshkohen duke kërkuar kështu përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Organizatorët thanë se jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cenojë atë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.