Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që t’i identifikojnë pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së rëndë”, rast ky i ndodhur me datë 03.11.2019 në fshatin Sazli tw Ferizajt.
Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale, njofton Klan Kosova.
“Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç), A.M. (m/sh/k 16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare, më datën 03.11.2019, në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro”.
“Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura, të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur”.
“Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.