Lajmet e fundit

Policia e Ferizajt që nga sot ka nisur së zbatuari projektin e vëzhgimit të qytetit përmes kamerave të sigurisë, projekt ky që i ka kushtuar kësaj komune 100 mijë euro.
Me këtë rast është thënë se ky projekt do të kontribuojë në rritjen e nivelit të sigurisë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar edhe mundësinë e zgjerimit të këtij rrjeti edhe në objektet tjera ku ka një frekuentim më të madh të qytetarëve si në terrenet sportive, parkun e lirisë dhe objektet shkollore.
I pari i Ferizajt Muharrem Svarqa ka thënë se ky projekt e vë nën kontroll vëzhgimin e tërë qytetit t, një projekt që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të komunës me Policinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.