KF Ferizaj po kalon momentin më të mirë të sezonit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi për herë të parë në këtë edicion. Skuadra nga Ferizaj mposhti minimalisht KF Drenicën me rezultat 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Ade Oguns, i cili rezultoi vendimtar për tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, raporton Klankosova.tv.
Me këtë sukses, KF Ferizaj ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke krijuar një diferencë prej dy pikësh nga KF Llapi, që ndodhet në zonën e kuqe, si dhe tre më shumë se KF Drenica, që mban pozitën e parafundit.
Forma e mirë e Ferizajt në javët e fundit po rezulton vendimtare në luftën për mbijetesë, ndërsa situata për Drenicën mbetet gjithnjë e më e vështirë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.