Lajmet e fundit

Me një varg manifestimesh sot në Ferizaj është shënuar 28 Shtatori - Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Kjo ditë ndërlidhet me betejën e njohur si “Epopeja e Jezercit”, që u zhvillua në fundin e shtatorit të viti 1998, me ç'rast në këtë vend ranë me armë në dorë luftëtarët e UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.
Fillimisht një akademi përkujtimore kushtuar kësaj dite është mbajtur në këtë komunë e cila u organizua nën patronatin e kryetarit Muharrem Svarqa.
Pas akademisë është zhvilluar ceremonia e përvitshme e homazheve dhe vendosjes së luleve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, aty ku prehen eshtrat e gjithë dëshmorëve të Ferizajt, transmeton Klan Kosova.