Lajmet e fundit

Në Ferizaj, më saktësisht në fshatin Bibaj, dy viktimat meshkuj kanë raportuar në Polici se si pasojë e një kontesti pronësor janë kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Sipas viktimave në momentin e kanosjes njëri nga të dyshuarit kishte pasur në brez një armë zjarri, njofton Klan Kosova.
Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarve, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.