Lajmet e fundit

Disa banorë në Ferizaj kanë nisur një iniciativë për ndërtimin e një shtatoreje të presidentit amerikan, Joe Biden, përballë pllakës përkujtimore të djalit të tij, Beau.
Afër kampit të Bondsteelit, me mjete që do të mblidhen nga banorët, bizneset e institucionet, pritet të ndërtohet edhe një park.
Projekti pritet të kushtojë 500.000 euro, derisa për këtë shumë do të hapet një llogari bankare ku secili do të mund të kontribuojë.
Këtë nismë të banorëve e përkrahi edhe organizata ‘Avonet’ e cila po përkujdeset për ndërmjetësim.