Lajmet e fundit
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Zariqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë pritur në një takim drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ferizajt.

Në këtë takim u diskutua rreth organizimit të shënimit të 12 qershorit-Ditës së Çlirimit të qytetit të Ferizajt.
Me këtë rast të gjithë u pajtuan një zëri që homazhe të bëhen tek shtatoret e dëshmorëve të cilat të qojnë në drejtim të varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me pas do të ketë edhe aktivitete e tjera të përgatitura për të festuar Ditën e Çlirimit të qytetit.