Në Ferizaj janë duke vazhduar punimet në qendrën rinore dhe kinemanë e këtij qyteti.
Atje, për t’i inspektuar punimet ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar me zëvendësministrin Rexhep Hoti, njofton Klan Kosova.
Shala ka vlerësuar bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe në të ardhmen në projekte tjera.
Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë qendër.
“Ky projekt që është në bashkëfinancim mes MKRS-së dhe komunës, është një objekt me rëndësi të veçantë, që i ndihmon kulturës dhe rinisë së Ferizajt”, tha Shala.
MKRS-ja, në bazë të Memorandumit me Komunën e Ferizajt, gjatë vitit 2016, në këtë projekt, do të investojë 250 mijë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.