Lajmet e fundit

Sot është hapur çerdhja më e re në Ferizaj, ndërtimi i së cilës është bërë nga investimet që Bashkimi Evropian i bëri në këtë Komunë, njofton Klan Kosova.
"Ky projekt është njëri prej projekteve më të mëdha, në kuadër të projekteve të skemës që ka të bëjë me ndërtimin e çerdheve në Kosovë dhe shuma e investimeve është 850 mijë euro” ka deklaruar Kreuz i Zyrës së BE-së për Bashkëpunim, Christof Stock.
Ndërsa më të kënaqurit me ndërtimin e kësaj çerdhe ishin fëmijët dhe edukatoret, veçanërisht për shkak të vështirësive që kishin në objektin e vjetër.
Kronikë nga Enis Reçica