Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprat e dhunës në familje dhe përdorim të armës.
Dyshohet se ai e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithatë nuk kishte persona të lënduar.
Organet e rendit njoftojnë se janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishekë të kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishekë kalibër 7.65 mm.
Me urdhër te prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.