Një i dyshuar është arrestuar sot në Ferizaj pasi dyshohet se e ka sulmuar nënën e tij në mëngjesin e sotëm.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
"Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.I (M/K) i moshës 25 vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë".
"I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore", thuhet në njoftim.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.