Lajmet e fundit

Fergie po vazhdon të punojë në albumin e saj të paralajmëruar solo, dhe së fundmi ka bashkëpunuar në studio me këngëtarin-tekstshkruesin në rritje, Charlie Puth.
“Unë ende vazhdoj të shkruaj dhe prodhoj këngë për artistët tjerë. Kam punuar me Fergie gjatë muajit të kaluar dhe ishte shumë argëtuese. Ne kemi bërë një këngë të mrekullueshme”, ka thënë Puth për DigitalSpy, transmaton Klan Kosova.
I pyetur se si tingëllonte kënga, ai është përgjigjur: “ Paramendojeni si ‘My Humps e vitit 2015’. Fergie është aq e talentuar dhe aq gjeniale. Mendja ime ka shpërthyer totalisht kur unë isha në studio me të”.