Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit beson se kapiteni i klubit mund ta ndihmojë menaxherin për t’iu kthyer rezultateve pozitive.

Wayne Rooney mund ta shpëtojë Louis van Gaalin, mendon Rio Ferdinand.
Kapiteni i Unitedit u mbajt në bankë ndaj Stoke City para se të kthehej si titullar në barazimin e Djajve të Kuq ndaj Chelsea të hënën.
Parqitja e Rooney i la përshtypje ish bashkëlojtarit të tij, që beson se ai mund të ketë ndikim të madh në rezultatet e klubit.
“Wayne është i paduruar për të treguar veten”.
“Ai nuk shënoi dhe ishte me fat që nuk u përjashtua për shkak të ndërhyrjes në Oscar. Ndryshe ai shkëlqeu”.
“Ai mund të tregohet shumë i rëndësishëm për Unitedin”.