Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës po zhvillohet një debat në mes të deputetit të LDK-së, Sadri Ferati si dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi.
Me ta është duke u diskutuar lidhur me dy vendimet të rëndëisshme që kanë ardhur për Kosovën këtë javë, antarsimin në organizatën e UEFA-s si dhe rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
“Sukseset individuale dhe antarsimi në UEFA, vendimi për liberalizimin e vizave dëshmon forcimin e shtetësisë së Kosovës njëkohësisht ndihmon jetën e qytetarëve”, tha Ferati.
Sipas tij sukseset e Kosovës nuk janë vetëm të Qeverisë apo partive që udhëheqin me ekzekutivin.
“Këto suksese nuk i takojnë një partie mirëpo është një vazhdimësi e të gjitha qeverive deri tash, Pavarësia e Kosovës, liberalizimi e suksese të tjera natyrisht që gëzojnë pozitë e opozitë”.