Lajmet e fundit

Sadri Ferati, kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë ka thënë se Asociacioni është një obligim që e kanë marrë institucionet e Kosovës.
"Kemi një marrëveshje për atë dhe vazhdojmë. Asociacioni është një obligim që e kanë marrë institucionet e Republikës së Ksoovës".
"Nëse ka ndonjë presion në Prishtinë që të përshpejtohen punët rreth Asociacionit është obligim që e kemi marrë".
Ferati gjatë një interviste në Zona B në Klan Kosova ka thënë që ende nuk e dimë nëse do të votohet Asociacioni pasi ende nuk ka ardhur në Parlament.
"Prej Ahtisaarit dhe prej kur kemi kushtetutë këtë e kemi ditur. Ne nuk jemi ngut me Asociacionin sepse kemi dashur t’i impelemetojnë gjitha marrëveshjet tjera.
"Tani në pyejte është bojkotimi i Listës Serbe, tash ne po themi atyre të kthehen në institucione".
"Asociacioni ende nuk ka ardhur në parlament për të matur vullnetin se a do të votohet ose jo", është shprehur Ferati.