Lajmet e fundit

Sadri Ferati, Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se mocioni i Nisma për Kosovën për të rrëzuar Qeverinë aktuale është i padobishëm për vendin.
Duke folur në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Ferati tha se është një variant jo i mirë pasi sipas tij nuk duhet bërë ndërprerja e punës së arritur deri tani.
''Duke e marr parasysh qëndrimet e deritanishme, në këshillin e LDK-së, do të votohet pro- Demarkacionit''.
''Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, është një variant jo i mirë e jo i dobishëm nga ana e Nismas. Angazhimi më i mirë duhet të jetë në rritjen e rezultateve se sa në ndërprerjen e punës''.
''Duhet të fillojmë të mësojmë në respektimin e mandateve të mirëfillta''.
''Parlamenti ka kuorim. Kuorumi prej 2/3ve është gjithnjë problematike''.
''Ata s’duhet të ndërhyjnë në zgjedhje nacionale sepse do të pengoheshin ato lokalet''.
''Janë çështje që të gjithë me një mocion të tillë, do t’i godisnin liberalizimin e të gjitha punët e arritura për vendin'' është shprehur Ferati, njofton Klan Kosova.