Lajmet e fundit

Sadri Ferati, kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë ka thënë që në vitin 2018 duhet të ketë zgjedhje.
"Unë jam që të përfundohet ky mandat dhe zgjedhje të ketë më 2018".
"Ka raste kur vihet në situata të jashtëzakonshme dhe mund të ketë zgjedhje të parakohshme, duhet ketë situata emergjente që ajo të ndodhë".
"Në shoqëritë demokratike kemi rotacione të shpeshta, por nuk përgjysmohen mandatet".
"Po të ishte vitin e kaluar do të isha pajtuar që të shkohet në zgjedhje. Tani shoh se bindja e qytetarit po forcohet me qeverisjen e LDK-së.
Ferati në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që LDK-ja është shumë më stabile dhe qëndron më mirë se vitin e kaluar.
"Te pjesa e elektoratit të përgjithshëm mund të ketë rritje dhe zvogëlim të votave".
"LDK e shoh shumë më të fortë se para 7 – 8 muajve pasi ka punuar dhe jam i bindur se me atë besueshmëri që ka e përballon mbajtjen e zgjedhjeve, pra nuk jemi për zgjedhje sa herë që dikush të revoltohet".
"Sondazhet varet ku janë mbajtur. LDK qëndron më mirë se vitin e kaluar", ka thënë Ferati.