Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka folur sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë.
Me këtë rast, ai tha se kjo ishte e papritur dhe se "nuk është vonë që kjo çështje të diskutohet dhe të merret një vendim aq sa i drejtë, aq edhe sa i del hakut veprës së Isa Boletinit".
“Ky është veprim i ngutshëm që ka ngritë në këmbë gjithë opinionin, ftoj institucionet që ta rishqyrtojnë këtë çështje dhe vendimi I arsyeshëm është që kthimi i eshtrave të tij të bëhet në oborrin e Kullës së Isa Boletini, apo në parkun Memorial me emrin e komandantit Boletini"tha më tej deputeti i LDK-ai.