Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës po zhvillohet një debat në mes të deputetit të LDK-së, Sadri Ferati si dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi.
Me ta është duke u diskutuar lidhur me dy vendimet të rëndëisshme që kanë ardhur për Kosovën këtë javë, anëtarsimin në organizatën e UEFA-s si dhe rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
Ferati ka thënë se nuk do të kalojë asgjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën.
“Të gjitha zgjidhjet dhe kontekstet që diskutohen në raport me Serbinë dhe Malin e Zi, të gjithë pajtohemi që këto duhet të zgjidhen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në qoftë se ka vetëm diçka që bie ndesh me Kushtetutën atëherë ajo nuk do të kalojë”.
Ai tha se edhe Serbia po e njeh de fakto shtetin e Kosovës, ndonëse nuk e pranon si të tillë.
“Beogradi de facto po e pranon shtetin e Kosovës”.