Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Shala njoftimin e bëri nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Ai tha se do t'i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate me datën 5 shkurt 2020.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.
Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!