Lajmet e fundit

Ferat Shala është emëruar ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Emërimi i tij në këtë post u bë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.
“Në pajtim me partinë në koalicion PDK-në kemi vendos që Ferat Shala nga sot të jetë ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.
Pas dorëheqjes se Ferid Aganit, Shala ishte emëruar ushtrues detyre i këtij dikasteri qeveritar.