16.06.2015 · përditësuar para 4060 dite1 min lexim
Të vendosësh shaminë që e kërkon feja islame është obligative për femrat në Iran.
Në vitin 2014, policia ka paralajmëruar, dënuar dhe arrestuar mbi 3.6 milionë femra për veshje jo adekuate.
Gazetarja dhe aktivistja iraniane, Masih Alinejad që jeton në Amerikë dëshiron që ta ndryshojë këtë fakt.
Ajo ka ftuar të gjitha femrat iraniane që të vendosin fotografi ku shihen flokët e tyre të lëshuara në formë proteste dhe rebelimi kundër kësaj rregulle.
“Nëna ime dëshiron të vendosë shami. Unë nuk dua të vendos një të tillë. Irani duhet te jetë i njejtë për të dyja ne” tha Alinejad, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.