Lajmet e fundit

Një nga fjaloret më të njohura amerikane, Merrian Webster e ka cilësuar "feminizmin" si fjalën e vitit për 2017-ën pas një kërkimi në internet, transmeton Klan Kosova.
Sipas Merriam-Webster thuhet se interesi për këtë mandat ishte nxitur nga protestat e grave, shfaqjet e reja televizive dhe filmat mbi çështjet e grave si dhe lajmet e shumta mbi sulmet seksuale dhe pretendimet e ngacmimeve.
Numri i njerëzve që kërkonin fjalën "feminizëm" ishte deri në 70% më 2016.
Fjalori e shpjegon feminizmin si "teorinë e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive".
Aty thuhet se është gjithashtu "aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave",
Interesi për feminizmin u ngrit përsëri kur këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se nuk e konsideronte veten feministe.