Lajmet e fundit

Fotografja nga New Yorku, Donna Stevens fotosesionin e saj të ri e ka quajtur: Feministët e rinj.
Në këtë fotosesion, qendra e vëmendjes janë burrat të cilët luftojnë për të drejta të barabarta, transmeton Klan Kosova.
Stevens, beson që për një kohë shumë të gjatë termi feminizëm ishte definuar nga imazhe të lokaleve të djegura dhe deklaratave kundër burrave. Por feminizmi është tërësisht ndryshe.
Feminizëm është besimi që burrat dhe gratë duhet të kenë të drejta të barabarta.
Stevens, dëshiron që njerëzit ta ndryshoojnë mënyrën se si e mendojnë feminizmin. Sipas saj, tani duhet të ketë më shumë burra – burra që besojnë që gratë duhet të kenë të drejta të njëjta me ta.






