Lajmet e fundit

Fotografja Linda Forsell, për një kohë ka dokumentuar storie të grave të përdhunuara në Guantamala.
Njëherë ajo u shokua shumë kur e kuptoi që një njeri me breza të tërë, i ka përdhunuar gratë e familjes së tij, transmeton Klan Kosova.
Madje viktima e tij më e vogël ishte mbesa e tij 3 vjeçare.
Javën e kaluar, projekti i Forsell u shpall fituese e Visura 2015, si projekti personal më i mirë.
Forsell projektin e saj e quajti “Fëmijët që kanë fëmijë”.
Të gjitha fotot e saj janë të bëra në Guatemala, dhe ajo dëshiron të tregojë se numri i fëmijëve të abuzuara është alarmante.
Sipas UNICEF, vetëm në vitin 2013, 4,354 vajza nga Guatemala kanë sjellë në jetë fëmijë si pasojë e përdhunimit.