Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret për vendosjen e fëmijëve në qendër të prioriteteve.
Këtë deklaratë, kreu i ekzekutivit e bëri në lansimin e Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga ana e Koalicionit të organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e fëmijëve.
Sipas tij, Kosova po ecën mirë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, transmeton Klan Kosova.
Qëllimi i këtij indeksi është që të gjej boshllëqet mes politikës dhe praktikës në mbrojtjen e fëmijëve duke dokumentuar fakte të disponueshme.
Edhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se prioritet i avokatit janë politikat mbrojtëse të fëmijëve.
Në këtë konferencë ka qenë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, shefja e Zyrës së Bashkimit Europina në Kosovë, Nataliya Apostolova.