Lajmet e fundit
Portretizimi i fëmijëve në mediat kosovare, gazetat e shtypura, ato elektronike dhe televizionet, nuk shpesh bëhet në mënyrë negative dhe të pambrojtur.

Fëmijëve u zbulohet identiteti i tyre, intervistohen pa lejen e prindërve dhe vendosin fëmijët në situata stresuese, pa marrë parasysh mirëqenien e fëmijës.
Këto konkludime kanë dalë nga një punëtori e cila po mbahet në Prishtinë, e që do të zgjasë dy ditë.
Punëtoria po udhëhiqet nga David Hayëard, ekspert ndërkombëtar në fushën e Medies dhe të Drejtave të Fëmijës.
Kjo punëtori është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë, të Fakultetit Filologjik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe organizata Save the Children.
Përgjatë dy ditëve, gazetarë, studentë dhe profesorë të departamenteve të gazetarisë do t’i kontribuojnë diskutimit dhe do të hartohet një material që do të paraqes në mënyrë specifike se si fëmijët duhen të portretizohen.
Punëtoria ka për qëllim përkrahjen në krijimin e një trashëgimie të fuqishme në portretizimin etik të fëmijëve në medie, duke ofruar këtë fillimisht tek studentët, që në të ardhmen do të jenë pjesë e botës së medies.