Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian ishte e gatshme ta ‘sakrifikojë’ lidhjen e saj për shkak të fëmijëve të tyre.
Ajo ishte bashkë më Scott Disick për nëntë vite me radhë, por Kourtney Kardashian i ka vënë në vend të parë gjitmonë fëmijët e saj, dhe për këtë arsye i ka dhënë fund lidhjes së tyre.
“Ajo nuk mundi t’i durojë më gënjeshtrat dhe varshmëritë e partnerit të saj”, ka thënë një burim i afërt me Disick, çështjet me alkool të të cilit kanë qenë mjaft mirë të publikuara në media më parë, transmeton Klan Kosova.
“Është bërë një mjedis i varfër për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, dhe ajo ka refuzuar që një gjendje e tillë të vazhdojë”, ka shtuar ai.
Gjatë ditës së hënë, është publikuar lajmi se çifti janë duke u ndarë, pasi janë publikuar fotografitë e Disick në aheng të Monte Carlos me Chloe Bartoli, gruan me të cilën ka qenë i lidhur edhe më parë.