Një hulumtim që ka bërë Qendra për Studime të avancuara FIT në bashkëpunim me Save The Children ka treguar që fëmijët kosovarë janë të ekspozuar në përdorimin e pasigurt të internetit.
Drejtoresha e FIT, Teuta Zymeri ka kërkuar nga prindërit që të kenë më shumë kujdes dhe kontroll përderisa ju blejnë fëmijëve të tyre telefona të mençur.
Në hulumtimin që u bë lidhur me sigurinë dhe studimin e sjelljeve të fëmijëve në internet u anketuan 1301 nxënës të moshës 9-15 vjeçare nga shtatë komuna të Kosovës.
Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga Dafina Jegeni
https://www.youtube.com/watch?v=lnM4MyDz5m0&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.