Lajmet e fundit

Një nënë e cila jeton në Middleton, Manchester i ka ndaluar fëmijët e saj që të shkojnë në shëtitje me shkollë.
Por ka një arsyje pas kësaj.
Ajo është ateiste, dhe i ka detyruar fëmijët e saj që të mos shkojnë në shëtitje, sepse mund të vizitojnë kishat, xhamiat, sinagogat sepse nuk dëshironë që ata të kenë kontaktë të çfardo llojshme me religjionin.
Në vend të kësaj Claire Baker, mendon që më e dobishme për fëmijët e saj do të ishte sikur ata të mësojnë për ndihmën e parë.
“Që kur isha shumë e vogël, nuk kam besuar në Zot. Unë i kam zgjedhur shkollat jo religjioze për fëmijët e mi, që kur të rriten të zgjedhin vet nëse dëshirojnë apo jo ta praktikojnë fenë” – u shpreh ajo.
Ajo i kritikon disa shkolla në Britani të Madhe që i mësojnë fëmijëve për religjion, dhe sipas saj është shumë më e dobishme sikur këta fëmijë të mësonin për ndihmën e parë.
Ájo çuditet se pse nuk ende nuk respektohen atesitët në vendin ku ajo.
“Unë i respektojë njerëzit që zgjedhin shkolla fetare për fëmijët e tyre, por do të doja shumë që edhe ata të më respektonin nëse nuk dua që fëmijët e mi të ndikohen prej religjionit” - tha Baker.