Lajmet e fundit

Mbi 1 mijë fëmijë të lindur në vitin 2008, vitin e pavarësisë së Kosovës, të premten vrapuan në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë për të shënuar Ditën Olimpike, që e organizoi Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sportive, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe federata të ndryshme.
Fëmijët që morën pjesë në garën e vrapimit qenë nxënës të shkollave të Prishtinës dhe komunave të saj dhe një shkollë nga Gjakova.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që te fëmijët të ngjallet dëshira për përfshirje dhe praktikim të sportit.