Lajmet e fundit

Ju nëna që punoni, mjaft u stresuat. Fëmijët tuaj janë mirë. Madje më shumë se vetëm mirë.
Vajzat e nënave që punojnë, kur rriten bëhen më të suksesshme në vendet e punës. Sipas zbulimeve të reja të Harvard Bussines School, ato fitojnë më shumë dhe janë të pritura që të jenë shefe, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Përderisa vajzat e grave që janë nëna dhe punojnë janë të mira me financat, djemtë nënat e të cilëve janë të punësuara rriten duke i mësuar përgjegjësitë rreth shtëpisë dhe rreth kontributit në kryerjen e punëve shtëpiake.
Në tërë botën, fëmijët e nënave që punojnë mësohen që të mos e shohin vetëm rolin e tyre tradicional, por të kalojnë edhe më tej.
Sipas një studimi të ri të profesoreshës së Harvard-it Kathleen McGinn, fëmijët e nënave që janë të punësuara janë më fleksibilë sa i përket gjinisë.