Lajmet e fundit

Të qenit më i rritur brenda grupit të të njëjtit vit për fëmijët është një përparësi në shkollë.
Kështu thotë një studim i publikuar në National Bureu of Economic Research, përcjell Klan Kosova.
Shkencëtarët kanë shikuar zhvillimin kognitiv në mbi 1.2 milionë nxënës të shkollave publike në Florida në mes moshës gjashtë dhe 15 vjet – e që të gjithë prej tyre kanë qenë të lindur në muaj të ndryshëm.
Ata kanë gjetur që nxënësit e lindur në muajin shtator, kanë treguar rezultate më të mira mesatare sesa fëmijët e lindur në gusht – pra ata janë më të rinj në grupin e tyre.