Lajmet e fundit

Sipas një studimi të publikuar në Zyrën Kombëtare të Hulumtimeve Ekonomike, fëmijët e lindur në muajin shtator janë më të zgjuar.
Shkencëtarët shikuan zhvillimin kognitiv të mëshumë se 1.2 milionë studentëve të shkollave publike në Florida mes moshës gjashtë dhe 15, të gjithë të lindur në muaj të ndryshëm.
Ata gjetën që studentët e lindur në muajin shtator, kishin mesatare më të mirë se ata të lindur në gusht.
Hulumtuesit vunë re që rezultatet në rritje, mund të ndërtoheshin gjatë kohës, dhe rrjedhimisht studentët e lindur në shtator ishin më të prirur që të pranohen në kolegj.
Studimi i titulluar “School Starting Age and Cognitive Development”, po ashtu shikoi edhe faktorët tjerë socio-ekonomik që mund të kontribuojnë në progresin e fëmijëve në shkollë, si psh. edukimin amnor, etninë dhe pasurinë.