Lajmet e fundit

Me marshin protestues të fëmijëve dhe komunitetit RAE ka nisur aktivitetet për shënimin e Ditës së Fëmijëve "1 qershorit".
Fëmijët me këtë rast kërkuan më shumë të drejta në arsimim dhe gjithëpërfshirje në edukim.
Muzeu i Kosovës ka mbledhur fëmijët në sheshin “Ibrahim Rugova” të cilët bënin gjurmime të improvizuara arkeologjike.
Ndërsa në sallën e kuvendit të Kosovës kryetari Kadri Veseli priti fëmijët ku është mbajtur një seancë e improvizuar.
Me këtë rast Veseli tha se duhet të punohet më shumë për të drejtat e fëmijëve.
Ndërkaq komuna e Prishtinës ka nisur aktivitetin “Prishtina lexon”.