Lajmet e fundit

Sipas studimeve të kryera në Shoqatën Kanadeze të Pediatrisë, fëmijët duhet ta shmangin përdorimin e teknologjisë.
Fëmijët nën moshën 2 vjeçare duhet të mbahen larg tyre me pa tjetër, ndërsa ata që janë rreth moshës 3-5 vjeç mund t’i përdorin ato për 1 orë në ditë.
Kurse ata nga 6-18 vjeç, mund të rrinë në to për 2 orë në ditë.
Përdorimi i teknologjisë nga fëmijët, mund të qojë në probleme serioze shëndetësore si:
Dëmtimi i trurit
Truri i fëmijëve rritet shumë shpejt. Valët e dëmshme të internetit dhe pajisjet si: telefonat celularë, televizori, tabletet, mund të shkaktojnë probleme serioze në tru. Pajisjet teknologjike ndikojnë drejtpërdrejt tek zhvillimi i fëmijës, në shkrim-leximin dhe arritjet akademike. Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të lejohen të përdorin pajisje teknologjike shumë shpesh.
Rrezikohen nga pesha e tepërt
Duke përdorur teknologjinë reduktohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mund të fitojnë peshë më lehtë. Kjo është një nga arsyet pse një në katër fëmijë në Kanada dhe SHBA është obez. Rreth 30% e fëmijëve që përdorin shumë pajisjet teknologjike kanë diabet, sipas studimeve ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të sulmit në zemër.
Nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm
Statistikat tregojnë se 75% e fëmijëve përdorin pajisjet teknologjike në dhomat e tyre, duke ndenjur pa gjumë. Tek fëmijët e moshës 9-10 gjumi jo i mjaftueshëm, ka ndikim të madh në ecurinë e tyre në mësime.
Rrezikohen nga çrregullimet mendore
Përdorimi i tepruar i pajisjeve mund të shkaktojë sjellje problematike, psikozë, çrregullim bipolar, deficiti vëmendje, ankthin dhe depresionin e fëmijëve.