Lajmet e fundit

Pothuajse 92% e fëmijëve kanadezë thonë se ata duan më shumë të luajnë jashtë me shokët e tyre se sa të shikojnë TV.
Por studimi i fundit tregon se fëmijët qëndrojnë gati 8 orë para ekraneve të (kompjutereve, telefonave të mençur, videolojërave, Televizionit) çdo të dytën ditë.
Megjithatë prapë nga ky studim janë fajësuar prindërit, sepse ata gjithmonë thonë që nuk mund të gjejnë kohë të lirë për të ndarë e luajtur me fëmijët e tyre, por kjo është gabim ngase hulumtimet treguan që prindërit kanë kohë të lirë rreth 43%, por ata prapë zgjedhin për të shikuar televizion apo për të qëndruar aktiv në rrjetet sociale.
Por kujdes, kjo është në dëmin e fëmijëve tuaj,çkyquni nga rrjetet sociale, çkyqni edhe fëmijët tuaj nga televizionet, apo videolojërat kaloni sa më shumë kohë me ta, në kopshtin tuaj, apo në oborrin tuaj por gjithësesi të jenë në ambiente të jashtme.
Organizo piknike me fëmijët, mos lejo që ata të qëndrojnë rreth 4 orë ndoshta edhe më shumë para ekraneve televizive apo kompjuterike, ngase kjo është shumë e dëmshme për shëndetin e tyre e gjithashtu edhe për të ardhmen e tyre kur ata do të bëhen në një moshë madhore, përcjellë Klan Kosova.
Andaj nga ky studim thuhet se prindërit janë fajtorë që fëmijët e tyre keqpërdorin teknologjinë në ditët e sotme, duke përdorur jashtëmase celularët, kompjuterët, televizionet.
[caption id="attachment_100543" align="aligncenter" width="650"]
[/caption]