05.12.2018 · përditësuar para 2779 dite1 min lexim
Me 22 milionë dollarë të fituar brenda një viti, Ryan është personaliteti me fitimin më të madh sivjet në këtë platformë, duke u ngjitur nga vendi i tetë në të parin.
Ryan është vetëm shtatë vjeçar dhe krejt çfartë ai bën në video është vlerësimi i lodrave, madje një prej tyre numëron mbi 935 milionë vizita.
Prindërit e tij thonë se si katërvjeçar ai i kishte pyetur se pse nuk mund t'i hidhte në YouTube videot e tij ku vetë do të jepte vlerësime dhe kritika për lodra.
Kanali i tij në YouTube ka mbi 17 milionë e 300 mijë vizitorë me një kombinim vizitash prej 26 miliardë në videot e publikuara.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.