Lajmet e fundit

Këngëtarja e muzikës popullore , Shkurte Fejza ka thënë për Klan Kosovën se ndihet e indinjuar për arsye se nuk është ftuar që të merrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heroit kombëtar, Isa Boletini e cila mbahet sot.
Fejza tha më tej se këngëtarët janë injoruar në këtë drejtim ani pse i kanë kushtuar shumë këngë heroit kombëtar.
" Ne i kemi kënduar me vite të tëra, Isa Boletinit, po habitem pse nuk jemi ftuar në këtë ceremoni" deklaroi ajo për Klan Kosovën.