Aktori i njohur hollivudian, Taylor Lautner dhe e dashura e tij, Tay Dome, janë fejuar.
Çifti ndau imazhe të një propozimi romantik për martesë në faqet e tyre në Instagram. Aty shihen të rrethuar nga petale trëndafili dhe qirinj.
Ylli i “Twilight” është fotografuar i veshur me një kostum ndërsa në një gju mban një kuti unaze dhe shikon lart nga Dome.
“11.11.2021. Dhe ashtu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan”, ka shkruar 29-vjeçari nw Instagram.
Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2018, kur Lautner ndau imazhe të dyshes të veshur për Halloween në faqen e tij në Instagram.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.